Ligji i ri për turizmin, Kërraba: Qeveria po kërkon të nxjerrë dhjamë nga pleshti

Ligji i ri për turizmin, Kërraba: Qeveria po kërkon të nxjerrë dhjamë nga pleshti

Ndryshimet e reja në ligjin për turizmin detyrojnë çdo individ që lëshon me qira dhoma plazhi, shtëpi, vila apo apartamente t’i regjistrojnë ato dhe të pajisen me certifikatë kategorizimi.

Dori Kërraba, sipërmarrëse në fushën e AirBnB, thotë se ligji i ri dekurajon bizneset e vogla.

Qeveria po kërkon të nxjerrë dhjam nga pleshti. Jam pro formalizimit të çdo biznesi, por duhet të jetë me hapa dhe në mënyrë lehtësuese. Qeveria duhet të mendojë edhe për bizneset e vogla që po përpiqen të krijojnë diçka.  

Edhe shumë njerëz që kanë pasur një banesë që e jepnin me qira, megjithë këto ligje po i mbyllin këto lloj shërbimesh. Zakonisht japin shërbime shumë të mira. Ne japim 12% AirBnB dhe Booking për përdorimin e platformës. Tatohemi dhe shkojmë në 32%. Në fund të vitit paguajmë tatim mbi fitimin me 14%. Pra i bie të tatohemi trefish. Me këto që paguajmë, çfarë shërbimesh mund të ofrojmë. Jemi bërë si guidë, sepse kushdo që vjen kërkon informacion se ku mund të shkojë. Duhej të kishte masa lehtësuese.

Kërraba tha se ka transparencë nga ana e atyre që i ofrojnë këto shërbime.

Për dhomat teke duhet një certifikatë kategorizimi, ndërsa për deklarimin e numrit të turistëve, te hotelet futemi.

Jemi pothuajse me çmim, p.sh. nëse jam te 9-katëshet e kam 40 euro. Hoteli përbri e ka 80 euro.

Numrin e turistëve që vijnë në apartamentet që unë menaxhoj, ata e kanë. Shteti shqiptar mua më taton për këtë. Apartamentet tona funksionojnë lidhur ngushtë me dy platformat. Çdo klient që vjen te ne për çdo natë është i regjistruar. Shteti i ka të dhënat në sistem, për sa veta akomodohen, kush është i punësuar etj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy