Italia ka shënuar sërish një rritje të rasteve të reja me Covid-19.
Vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 23.232 raste pozitive nga 188.659 tampone të kryera.
Krahasuar me një ditë më parë, ku u shënuan 22.930 infektime, kjo është një rritje e ndjeshme.
Numri i viktimave ka shënuar gjithashtu një rritje, me 853 humbje jetë, ndërsa dita e djeshmë shënoi vetëm 630 raste.
Kjo rritje e numrit të infektimeve dhe viktimave në 24 orë është regjistruar për shkak të numrit në rritje të testimeve.
Vetëm gjatë muajit nëntor janë shënuar mbi 12.000 viktima si pasojë e infektimit me Covid.



