Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratës së ministres Ogerta Manastirliu për mbylljen e pjesshme të shkollave. Përmes një mesazhi të shpërndarë në “Twitter”, kreu i demokratëve shprehet se kreu i qeverisë e ka humbur kontrollin ndaj pandemisë dhe nuk ka asnjë plan.
“Dje Rama deklaroi se nuk ka asnjë arsye për të mbyllur shkollat sepse “fëmijët nuk të infektojnë me koronavirus”. Ndërsa sot shpalli mbylljen e pjesshme të shkollave. Rama e ka humbur kontrollin ndaj pandemisë dhe as që ia ka idenë se çfarë duhet bërë. Rama nuk ka asnjë plan. Dhe pa plan, nuk mund ta fitosh luftën kundër pandemisë”, shkruan lideri demokrat.
Sipas tij, Shqipëria ka nevojë për një qeveri që punon dhe merr vendimet e duhura për njerëzit dhe jo për “për qeverinë Rama që çfarë thotë sot, nuk thotë nesër”.



