Kryetarja e bashkisë së Romës shpallet e pafajshme, reagojnë Di Maio dhe Salvini

Kryetarja e bashkisë së Romës shpallet e pafajshme, reagojnë Di Maio dhe Salvini

Gjykata e Romës ka shpallur të pafajshme duke e zhveshur nga të gjitha akuzat kryetaren e bashkisë së Romës, Virginia Raggi, e akuzuar për falsifikim të akteve publike në procesin hetimor kundër shefit të kabinetit të saj, Raffaelle Marra, i akuzuar për abuzim detyre duke emëruar vëllain e tij në postin e Drejtorit të Departamentit për Turizmin në Bashkinë e Romës.

Prokuroria e Romës përfshiu në hetimet e saj dhe kryebashkiaken Raggi duke kërkuar 10 muaj burg për falsifikim aktesh publike në emërimin e këtij posti të rëndësishëm në administratën e Romës.

Kryebashkiakja e Romës ishte e pransishme në seancën gjyqësore mbajtur të shtunën 10 nëntor  ku gjykatësi Roberto Ranazzi ka lexuar vendimin e trupit gjykues sipas të cilit "falsifikimi për të cilin akuzohet Virgjinia Raggi nuk përbën krim."

"Vendimi i sotëm hedh poshtë dy vite baltë që janë hedhur ndaj meje", ishte komenti i parë i kryebashkiakes Raggi. 

NJë reagim i menjëhershëm ka ardhur edhe nga lideri i 5 Yjeve Luigi Di Maio, i cili në një postim në rrejtin social "Facebook" shkruan: "Forca Virginia. I kënaqur se të kam mbrojtur e të kam besuar gjithmonë."

Gjithashtu dhe aleati qeverisës, Matteo Slavini, ka komentuar se "pafajësia e kryetares së bashkisë së Romës, Virgjinia Raggi është një lajm i mirë. Është e drejtë që qytetarët të gjykojnë administrimin e qytetit në bazë të cilësisë së jetës e jo të hetimeve boshe si rezultuan në këtë rast."

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy