
Socialistët votuan të vetëm projektbuxhetin dhe paketën fiskale në një seancë që zgjati vetëm 5 minuta për shkak të qendresës së opozitës. Deputetët demokratë bllokuan foltoren me karrige dhe ndezën flakadanë, ndërsa e cilësuan antikushtetutese procedurën e ndjekur nga Kuvendi.



