Rusia lëshon urdhër arresti ndaj kryeministres së Estonisë

Rusia lëshon urdhër arresti ndaj kryeministres së Estonisë

Rusia ka lëshuar një urdhër-arresti kundër kryeministres estoneze Kaja Kallas, sipas një njoftimi të publikuar të martën në faqen e internetit të Ministrisë së Brendshme, si shenjë e re e tensioneve me vendet baltike që nga sulmi i Kremlinit në Ukrainë.

Kallas po ndiqet penalisht në Rusi për “një çështje penale”, thuhet në njoftim, ku nuk specifikohet se për çfarë krimi apo kundërvajtje akuzohet liderja estoneze.

Kallas, 46 vjeç, është një nga zërat më të fortë brenda Bashkimit Evropian dhe NATO-s në favor të furnizimit me armë në Ukrainë dhe forcimit të sanksioneve kundër Rusisë.

Në janar të vitit 2021, ajo u bë gruaja e parë në krye të qeverisë së vendit baltik, post që e rinovoi kur partia e saj fitoi zgjedhjet legjislative të mbajtura në mars të vitit të kaluar. Në kërkim u shpall edhe Sekretari i Shtetit i Estonisë, Taimar Peterkop.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy