Aksidenti tek rrethrrotullimi i Saukut, Qibini: Shoferi ka pasur perceptim të gabuar! Të rishikohet Kodi Rrugor (VIDEO)

Aksidenti tek rrethrrotullimi i Saukut, Qibini: Shoferi ka pasur perceptim të gabuar! Të rishikohet Kodi Rrugor (VIDEO)

Eksperti i sigurisë rrugore Islam Qibini deklaroi në studion e lajmeve në MCN Tv se aksidenti me tre të vdekur në rrethrrotullimin e Saukut është i frikshëm, jo vetëm nga bilanci i viktimave por dhe nga lëvizjet dhe pozicioni i mjetiot në rrugë.

Duke vijuar më tej me shpjegimin e tij Qibini tha se se kodi rrugor duhet të rishikohet në disa dispozita dhe se shoferër që kanë vetëm 1 ose dy vite që kanë marrë patentën duhet të drejtojnë mjete me cilindra të ulët.

Duke parë në optikën e ekspertit dhe duke marrë parasysh gjithë aktorët konstatoj që kemi të bëjmë me një aksident jo të zakonshëm, të frikshëm jo vetëm nga pasojat, por te lëvizjet dhe pozicioni i mjeti në rrugë, e cila është një segment i standardeve të përshtatshme dhe krijon mundësinë e lëvizjes së automjeteve dhe mbi normat duke shpërfillur sinjalistikën. Drejtuesi i Audit ka pasur 5 tabela paralajmëruese për kufizim shpejtësia që nuk i ka respektuar ka qenë me shpejtësi, ka fluturuar 10 metra dhe është goditur me betonin anësor.

Në aks kemi tabelat me 60 km/orë po në rrethrrotullim shpejtësia ulet 40 km në orë. Ata që janë në rrethrrotullim i jepet përparësi. Barrierat kanë një kënd të caktuar në raport me mjetin. Nuk kemi këndin e duhur se ai nuk ka qenë në rreth rrotullim. Për shkak të energjisë që ka zotuar mjeti ka carë barrierat dhe ka fluturuar. Ndriçimi ka qenë i mjaftueshëm që drejtuesi ta perceptonte ku ishte. Kemi perceptim të gabuar të shoferit. Dyshohet se mund të ketë konsumuar pije alkoolike apo lëndë narkotike. Nga mekanzimi i ngjarjes lë të kuptohet që drejtuesi nuk e ka pasur vështrimin gjatë drejtimi. Nëse nuk do goditje rrothrrotullimi do godiste faqen e kodrës së Saukut.

Eskpertët e policisë rrugore duhet të rishikojnë dispozitat e kodit rrugor. Një drejtues i ri që ka marrë patentë, n duhet të jetë dispozita që këta drejtues që kanë një vit, dy vite që kanë marrë patentën dhe që janë pajisur me leje duhet të drejtojnë mjete me cilindra të ulët. Duke parë dhe numrin e aksidente të moshave të reja, duhet pasur parasysh ata që përdorin pije në dyfishin e normave, duhen masa më të ashpra. Nuk ka dispozita, është rrezik potencial. Duhet të rishikohet kodi rrugor në dispozita të veçanta.

Këta drejtues që kanë prirje të tilla që përdorin lëndë narkotike që kanë maninë shpejtësinë tej normave të lejuara, ata janë pilotë vdekje dhe krijojnë shqetësim për këmbësorët e pafajshëm.

Problemi këtu është edukimi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy