Nis punën komisioni hetimor “Tahiri” (VIDEO)

Nis punën komisioni hetimor “Tahiri” (VIDEO)

Katër ditë pas miratimit nga Parlamenti, nis punen komisioni hetimor Tahiri. Në mbledhjen e parë të komisionit, kryetari Edi Paloka prezantoi dhe dy çështjet për të cilat është ngritur ky komision, teksa paralajmëroi se do të ketë edhe materiale sekrete që do të diskutohen.

Por për Partinë Socialiste hetimi nuk mund të niste që në mbledhjen e parë, pasi së pari duhet të përcaktohet objekti ku do të fokusohet puna e komisionit.

Punimet e komisionit do të zgjasin 6 muaj, por kryetari Paloka nuk përjashtoi mundësinë që ai mund të mbyllë hetimet edhe në fund të sesionit parlamentar.

Më 15 mars parlamenti miratoi ngritjen e komisionit hetimor me objekt pune verifikimin e pasojave të vendimit të parlamentit për të mos lejuar arrestimin e ish-Ministrit të Brendshëm të akuzuar për përfshirjen në trafikun e drogës. Një tjetër objekt do të jetë dhe verifikimi i rolit të Ministrisë së Drejtësisë në ekstradimin në Itali të Nazer Seitit, i akuzuar dhe si financier i grupit 'Habilaj' të arrestuar në Itali.

Opozita akuzon se me këto veprime, si Kuvendi ashtu edhe Ministria kanë ndikuar në procesin hetimor

Përbërja e komisionit:

Edi Paloka-kryetar

Ermonela Felaj- nënkryetare
Klotilda Ferhati- anëtarë
Pjerin Ndreu- anëtar 
Paulin Stërkaj-anëtar  
Xhemal Qefalia-anëtar
Bashkim Fino-anëtar

Enkelejd Alibeaj-anëtar

Myslym Murrizi-anëtar

Flamur Noka-anëtar

Endrit Brahimllari-anëtar

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy