
Policia indiane e Mumbait ka arrestuar dy anëtarë të bandës kriminale Bishnoi të akuzuar si autorë të të shtënave që kishin në shënjestër shtëpinë e aktorit Salman Khan të dielën në mëngjes, në lagjen ekskluzive Band.
Dy të dyshuarit, të cilët qëlluan nga një motoçikletë drejt shtëpisë së aktorit, ishin përpjekur ta godisnin për t’u hakmarrë për vrasjen e dy antilopave në vitin 1998.
Banda Bishnoi, e cila akuzohet për vrasje të ndryshme dhe menaxhimin e një bande grabitjesh, lindi si degë e një sekti fetar të komunitetit me të njëjtin emër me origjinë nga zona Jodhpur, në Rajastahan, e cila nderon antilopën, duke e konsideruar si rimishërimi i themeluesit guru.
Pas vrasjes së antilopave, komuniteti Bishnoi u përpoq për njëzet vjet që të gjykonte Khan, i cili në vitin 2018 u dënua përfundimisht me pesë vjet, por pa kryer megjithatë as një ditë burg.
Që atëherë, lideri aktual i bandës Lawrence Bishnoi ka filluar ta kërcënojë aktorin me vdekje.
Ai dhe rreth 700 burrat e tij akuzohen se kanë orkestruar vrasje të shumta duke përfshirë atë të reperit panjabi Sidhu Moosewala, në vitin 2022.
Salman Khan, i cili ka luajtur në mbi 150 filma dhe shfaqje televizive, është një nga figurat më të njohura të kinemasë indiane.
Megjithatë biografia e tij, karakterizohet nga episode të errëta përveç dënimit për vrasjen e dy antilopave, aktori është nën hetim se ka përplasur një natë të vitit 2002, me makinën e tij, pesë të pastrehë që po flinin në trotuar, duke shkaktuar vdekjen e njërit prej tyre dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.



