Fundjava rikthen radhën në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.
Pas plotësimit të kuotës ditore, pala greke ka ndaluar punën, çka ka bërë që të mbeten në pritje disa automjete dhe autobusë me udhëtarë.
Mësohet se janë rreth 100 emigrantë shqiptarë që presin të kthehen në vendin ku punojnë dhe jetojnë, pas pushimeve në Shqipëri.
Ata janë të detyruar ta kalojnë natën aty deri në rinisjen e punës nga ana e autoriteteve greke.



