Të gjithë kemi artistin tonë të preferuar por në 2020-n një këngë në veçanti na ka bashkuar të gjithëve kudo që ishim, duke na qetësuar. Dhe me gjasë nuk është as këngëtari yt i preferuar, ai quhet Lewis Capaldi.
Përgjithësisht këngët e tij karakterizohen nga një muzikë e ngadaltë dhe melankolike. Ndërsa këtë mund ta lidhni me momentet kur ndiheni zemërthyer, duket se muzika e artistit është më qetësuesja për t’u dëgjuar.
Një skuadër kërkimi i “Great Bean Bags” ka analizuar më shumë se 2200 këngë që shfaqen në Spotify kur kërkohet ‘relax’ apo ‘chill’. Studimi arriti që të nxirrte 50 këngët më popullore relaksuese.
Studimi zbuloi se formula për një këngë relaksuese është 113 ‘beat’ në minutë në një buton C.
Kënga e Capaldi-t, “Someone You Loved”, u zbulua se i përshtatej në mënyrë perfekte kësaj formule dhe u kurorëzua si më relaksuesja.
Por një shënim, secili ka shijet e tij dhe studimi nuk do të thotë domosdoshmërish që të qetësoheni kur të dëgjoni këngën e tij.
Burimi Unilad



