Asambleja e PS, Klosi: Nuk fituam sepse kundërshtarët ranë, por sepse ishim më të organizuar

Asambleja e PS, Klosi: Nuk fituam sepse kundërshtarët ranë, por sepse ishim më të organizuar

Blendi Klosi në Asamblenë e PS u shpreh se fitorja e mandatit të katërt nuk është një fitore e zakonshme, por një shenjë e besimit të qytetarëve dhe një përgjegjësi më e madhe për qeverisjen. 

Ai theksoi se rezultati duhet lexuar politikisht dhe se PS nuk fitoi nga dobësia e kundërshtarëve, por nga organizimi dhe puna e saj. 

“Fitorja jonë nuk është fitore e zakonshme por tregon se shqiptarët zgjodhën stabilitetin. Pikërisht sepse është mandati i 4 kjo kërkon më shumë përgjegjësi, sepse nuk mund të sillemi si një parti që fiton për herë të parë. Duhet të jemi më të organizuar dhe më kërkues ndaj vetes. 

Ky prezantim nis me një të vërtetë të thjeshtë. Kemi marrë një fitore të plotë, jo të përkohshme e as të rastësishme. Është një kontratë e rinovuar mes PS dhe shumicës së shqiptarëve. Diferenca më kundërshtarët politikë nuk është vetëm diferencë elektorale, por politike dhe besimi. 

Rezultati duhet të lexohet politikisht. Nuk fituam sepse kundërshtarët ranë, por sepse ditëm të ishim më të organizuar.”, tha Klosi. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy