Grushti i shtetit në Mianmar, të paktën 739 të vrarë në trazira

Grushti i shtetit në Mianmar, të paktën 739 të vrarë në trazira

Një grup lokal i monitorimit të situatës në Mianmar ka bërë të ditur se deri më tani janë vrarë të paktën 739 persona pasi ushtria e Mianmarit vazhdon të përdorë metoda brutale për të shtypur protestat kundër grusht shtetit.

Shoqata e Ndihmës për të Burgosurit Politikë (AAPP) në raportin e saj të fundit njoftoi se dje një person tjetër u vra në Myaung në rajonin Sagaing.

AAPP po ashtu njoftoi se gjithsej 3.331 persona mbeten në paraburgim, 76 e të cilëve janë dënuar.

Urdhër arresti janë lëshuar për 1.059 persona të tjerë që kur ushtria e Mianmarit mori pushtetin më 1 shkurt, duke rrëzuar qeverinë e zgjedhur të Aung San Suu Kyi.

Sipas AAPP-së, midis atyre që i shmangen arrestimit janë 20 persona të cilët janë dënuar me vdekje dhe 14 të cilët përballem me tre vjet burg me punë të rëndë.

AAPP po ashtu mohoi akuzën e ushtrisë së Mianmarit se në raportet e saj fryn numrin e viktimave. Grupi tha se lista e tyre e vdekjeve janë “të verifikuara në mënyrë rigoroze dhe të besuara”.

Grupi tha se të dhënat në raportet e viktimave u besuan “njëzëri” dhe u cituan nga Kombet e Bashkuara (OKB), organizatat jofitimprurëse ndërkombëtare, qeveritë dhe mediat në mbarë botën.

Kundër puçit ushtarak/ Vriten dy persona gjatë protestave në Mianmar

protesta-mianmar - Tirana Today

Vijojnë protestat e dhunshme në Mianmar, raportohet për dhjetëra të vrarë -  Tv Klan

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy