Graçi: Letërsia pas viteve 90-të në kaos, por 3-4 autorë të mirë do të mbeten

Graçi: Letërsia pas viteve 90-të në kaos, por 3-4 autorë të mirë do të mbeten

“Letërsia pas viteve 90-të në kaos, por 3-4 autorë të mirë do ti mbeten letërsisë”. Kështu e vlerësoi nga “Arnautistan” në MCN TV, shkrimtari dhe kërkuesi shkencor Viron Graçi.

Ai nuk përmendi emra të përveçëm, por tha se e ndjek letërsinë e pas viteve 90-të, ndërkohë që shtoi se është ende herët për të bërë vlerësime konkrete.

“Unë e ndjek letërsinë, jam studiues i saj. Vite më parë botues ishte shteti dhe do pranoje kushtet ose s’mund të botoje. Pas viteve 90-të ka kaos, ka rrëmujë, të tërë artikulojnë vetveten por them se është shumë shpejt. Unë e di kush janë të mirë dhe kush merret kot me atë punë, por besoj se ka letërsi të mirë dhe besoj se 3-4 autorë do ti mbeten letërsisë”, tha shkrimtari.  

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy