Soko: Ekonomia e bardhë e bazuar mbi paranë e pistë, bllokimi i tyre do ndodh vetëm kur të ndalohen nga burimi që vijnë (VIDEO)

Soko: Ekonomia e bardhë e bazuar mbi paranë e pistë, bllokimi i tyre do ndodh vetëm kur të ndalohen nga burimi që vijnë (VIDEO)

Eksperti i ekonomisë Pano Soko në MCN Live u shpreh se sot që flasim kemi 9 mld importe për të cilat tha se nga eksportet sigurojmë vetëm 4.5 mld.

Ai tha se treguesi më flagrantë në të gjithë këtë ekonomi është kursi i këmbimit. Sipas tij, nëse bllokohet paraja e pistë sot kursi i këmbimit do vejë te kursi natyror i këmbimit, por mbetet problem se ekonomia e bardhë është bazuar mbi paranë e pistë.

Treguesi më flagrantë i dukshëm është kursi i këmbimit. Në 2013 ne kemi pasur deficitin tregtar rreth 2.5 mld. Importonim nga jashtë mallra të ndryshme dhe për këtë na duhen para cash ata nuk pranojnë lekë duan monedhën e tyre. 5 mld euro na duheshin për blerjen e mallrave gjysmat i merrnim nga eksportet 2.5 mld euro deficiti tregtar dhe atëherë kursi euros ishte 140 lekë. Sot që flasim ne kemi 9 mld euro importe dhe nga këto sigurojmë nga eksportet 4.5 mld që na duhen kesh dhe me çfarë i plotësojmë? Normalisht që do rritet kursi këmbimit por jo vetëm që nuk është rritur, pra ajo që ka dashur euro e ka gjetur lehtë dhe përfundon euro me 100. Nga ka ardhur e gjithë kjo, kemi rritur deficitin tregtar.

Më tej ai shtoi se ekonomia e bardhë shqiptare kjo që jetojmë çdo ditë është bazuar mbi disa themele që nëse heq paranë e pistë ekonomia shqiptare kresh.

Nëse bllokohet paraja e pistë sot kursi i këmbimit do vejë te kursi natyror i këmbimit që është 140 lekë dhe çdo çmim që ke do të rritet me 40%. Imagjino se çfarë ndodh me Shqipërinë, falimenton ekonomia. Pjesa ekonomike, ai sot ka kapur ekonominë e bardhë e cila është bazuar mbi paranë e pistë. Këto janë gjëra shumë pak relevante, bie rroga jote pjesëtoje me 1.4 atë rrogë që ke sot.

Soko theksoi ndër të tjera se SPAK nuk e ka fuqinë fizme dhe as kohën për të ndaluar paratë e pista dhe se ato do të frenohen në momentin kur do bllokohen nga vetë vendi i orgjinës nga vijnë.

Tek përgjimet e Ndragetës doli që ata kishin 180 mln euro për të sjellë dhe ai doli që kishte një shok të Veliajt dhe do i sillte. Pra mua më shqetëson lehtësia me të cilën ata flasin për të sjellë në Shqipëri 180 mln euro. Unë jam pro SPAK dhe e mbështes në veprimtarinë e vetë, por në luftën e parasë së pistë ku instrumenti funksionon si ujësjellës SPAK do merret me çezmat. Paraja e pistë vjen nga depozita e madhe dhe futet në ekonomi përmes çezmave, tani SPAK merret vetëm me çezmat. Paraja e pistë në Shqipëri do ndërpritet kur të bllokohet nga vendet e origjinës.

Kur Spanja, Holanda, Ekuadori, Franca kur të ndërpritet kjo para që vjen nga andej atëherë do kemi rezultate të prekshme. Shqipëria nuk është gati sot të frenojë një frenim të menjëhershëm. Duke hapur negociatat ne po dorëzojmë pak sovranitet dhe kufijtë nuk do kontrollohen vetëm nga ne. Për hir të interesit të vet do përpiqen ta ndalojnë paranë këtu se po i ikën nga vendi i vet dhe po vjen këtu. SPAK do vazhdojë të merret por se ndalon dot se se ka fuqinë fizike dhe kohën nëse nuk e bllokon vendi origjinës. Sot që flasim janë bërë mbi 50 kulla ku 85% e tyre kanë dalë me shpenzime zero. Sot që flasim rreth 50 mijë apartamente bosh në Tiranë, që janë blerë dhe nuk përdoren.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy