Akuzat për ngacmim seksual, aktori Kevin Spacey shpallet i pafajshëm

Akuzat për ngacmim seksual, aktori Kevin Spacey shpallet i pafajshëm

Aktori amerikan Kevin Spacey është shpallur i pafajshëm nga një gjykatë në Londër në gjyqin në të cilin ai akuzohej për kryerjen e ngacmimeve seksuale ndaj katër burrave. Fituesi 64-vjeçar i çmimit Oskar u lirua nga nëntë akuza, duke përfshirë sulmin seksual dhe nxitjen e aktivitetit seksual pa pëlqim. Abuzimi dhe ngacmimi seksual i diskutuar në Londër kishte të bënte me ngjarje që datojnë në një periudhë midis viteve 2001 dhe 2013. Vendimi i jurisë, i mbledhur përpara Gjykatës së Southwark, erdhi pas rreth një muaji seancash. Aktori ishte deklaruar gjithmonë i pafajshëm, duke mohuar një sërë akuzash të ngritura kundër tij nga 4 të rinj, duke përfshirë një ish-aktor aspirant. Akuzat u raportuan në dy faza, fillimisht nga aktori i ri aspirant, më pas nga tre burra të tjerë që ishin midis 20 dhe 30 vjeç në atë kohë. Në fazën përfundimtare të procedimit, prokuroria insistoi në paraqitjen e dy herë fituesit të çmimit Oskar si një personazh që shfrytëzoi fuqinë dhe ndikimin e tij për të abuzuar me djem më të rinj se ai, duke argumentuar se sjellja e tij duhet të gjykohet në të njëjtën mënyrë, ndaj ngacmimeve seksuale të kryera ndaj grave dhe të denoncuara nga lëvizja MeToo. Vazhdimisht avokati mbrojtës i Spacey, Patrick Gibbs, ka mohuar çdo akuzë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy