Shtete të ndryshme europiane po rikthejnë masat kufizuese për shkak të koronavirusit atëherë kur mendohej se kjo pandemi po kalohej. Së fundmi raportohet se rajoni i Katalonjës ka vendosur të mbyllë baret dhe klubet e natës nga sot për shkak të rasteve në rritje.
Sipas BBC, qeveria katalanase tha se mbyllja e klubeve të natës do të zgjasë për 15 ditë. Gjithashtu do të kufizohen në orar edhe lojrat e fatit.
Së fundmi Spanja ka raportuar 280 raste të reja me koronavirus, tre herë më shumë se dy javë më parë. Rastet e reja vijnë më pak se një muaj që kur vendi hoqi bllokimin e saj të plotë për shkak të pandemisë.
Vetëm në rajonin e Katalonjës janë konfirmuar deri më tani 89 mijë raste nga coronavirusi, kurse numri i përgjithshëm i të prekurve në Spanjë ka shkuar në 272 mijë.



