Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio tha se Presidenti i El Salvadorit ka ofruar të pranojë të burgosur nga Shtetet e Bashkuara të çdo kombësie, përfshirë kriminelët e dhunshëm amerikanë të burgosur tani në SHBA.
“Presidenti Nayib Bukele ka rënë dakord për marrëveshjen më të paprecedentë, të jashtëzakonshme të emigracionit kudo në botë”, tha Rubio në një ceremoni nënshkrimi të një marrëveshjeje bërthamore civile.
“Ai është ofruar të bëjë të njëjtën gjë për kriminelët e rrezikshëm që aktualisht janë në paraburgim dhe që vuajnë dënimin e tyre në Shtetet e Bashkuara, edhe pse ata janë shtetas amerikanë ose banorë të ligjshëm”, tha Rubio.



