Kulla: Kërcënimet mbi armët bërthamore, jo shaka. Evropa po paguan kostot e veprimeve të saj

Kulla: Kërcënimet mbi armët bërthamore, jo shaka. Evropa po paguan kostot e veprimeve të saj

Eksperti i sigurisë ndërkombëtare Ilir Kulla u shpreh në emisionin “Arnautistan” në MCN TV se nuk i ka marrë asnjëherë si shaka kërcënimet e Rusisë për përdorimin e armëve bërthamore, ndërsa solli në vëmendje që Moska ka përdorur armë të shkatërrimit në masë.

Kërcënimet për armë bërthamore, s’i kam marrë kurrë si shaka. Rusët kanë përdorur armë të shkatërrimit në masë në Çeçeni, janë përdorur edhe në Siri dhe Libi. Bombat barike që janë çuar në Ukrainë tani edhe ato janë armë të shkatërrimit në masë. Kur e thotë vetë presidenti i Rusisë,  nëse kërcënohet ushtria ruse mund të përdorim armë bërthamore. Por fillimisht ai mund të përdorë armë kimike, bakterologjike”, tha Kulla.

Eksperti tha se Evropa sot po paguan koston e veprimeve të saj, pasi krijoi varësi nga gazi rus, ndonëse kishte burime alternative nga Libia dhe Tunizia.

Dy tre burimet kryesore që financohet Rusia, kjo lufta, kanë klient Evropën. Ai është rehat sepse vazhdon financon luftën e vet. Evropa kishte burimin alternativ të gazit nga Libia dhe nga Tunizia, Franca nga Algjeria. Evropa paguan koston e asaj që bëri”, u shpreh Kulla.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy