Politologu Ilir Kalemaj deklaroi në studion e MCN Live se vetëm ndryshimi i sistemit zgjedhor nuk mjafton dhe se kjo duhet bërë paralelisht me ndryshimin e hartës territoriale administrative. Duke vijuar më tej me logjikën e tij, Kalemaj tha se është gjë e mirë që janë disa forca politike që po e ngrenë nevojën për ndryshimin e sistemit që të gjithë po e kërkojnë përveç Ramës, dhe që kjo gjë bëhet me propozime konkrete. "Hiq Partinë Socialistë çdo aktor tjetër në Shqipëri është i interesuar për reformim të sistemit zgjedhor. Kjo s’do mend, kemi sistem jo përfaqësues dhe që nuk stimulon garë. Po ashtu sistemi është dy-kryetarokraci. 2 kryetarë partish kanë bërë lista të mbyllura askush nuk ka pasur zë në sistem. Ky sistem duhet të ndryshojë. Është gjë e mirë që janë disa forca politika që po e ngrënë nevojën për ndryshimin e sistemit dhe me propozime konkrete. Për mendimin tim ndryshimi i sistemit zgjedhor nuk është mjaftueshëm, por duhet bërë dhe ndryshimi i hartës territoriale administrative. Sepse janë 2 anë të të njëjtës medalje, natyrisht dhe vota e Diasporës. Nuk mjafton vetëm ndryshimi i sistemit zgjedhor, p.sh proporcional kombetar apo rajonal me 4 qarqe me lista të hapura, por duhen bërë dhe këto hapa të tjerë në mënyrë që të mos e ndryshojmë Kushtetutën dhe kodin zgjedhor sa herë ndërrohen partitë. Nuk e kuptoj pse nuk bëhen bashkë dhe 2 PD që është në favor të gjithëve".



