Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, parashikon përkeqësim të mëtejshëm të konfliktit në Lindjen e Mesme. Në studion e lajmeve të MCN TV, Milo u shpreh se nëse Izraeli dërgon forca tokësore në Liban, atëherë konflikti mund të përfshijë edhe vende të tjera të rajonit.

Situata po komplikohet. Parashikimet janë të zymta. Shumë shpejt mund të arrihet në një konflikt të armatosur të përmasave të mëdha. Mund të përfshihen edhe vende të tjera të Lindjes së Mesme.

Ky është një konflikt me rrënjë të vjetra. Është një konflikt që fuqitë e mëdha nuk kanë arritur ta zgjidhin sepse fuqitë e mëdha i kanë shfrytëzuar këto vende për interesat e tyre gjeostrategjike. Do ta kishin zgjidhur me kohë këtë konflikt por nuk duan sepse janë interesat në mes.

Ka qenë zgjidhje krijimi i shtetit palestinez, pra zgjidhja me dy shtete. Por kjo nuk ndalet sepse në mes janë interesa strategjike historike që mund t’i zgjidhin fuqitë e mëdha.

Mendoj që nuk do të ketë një zgjidhje të shpejtë. Do të zgjasë dhe mund të përshkallëzohet. Kjo do të varet nëse ushtria izraelite prek territorin e Libanit. Kjo mund të provokojë konflikt rajonal. Irani, i cili ka mbështetjen e Hezbollahut ka bërë deklarata zyrtare se nëse Izraeli hyn me trupa në Liban, ata do të reagojnë. Jemi në një situatë delikate.

Milo e shpjegoi ngurrimin e SHBA-ve me zgjedhjet e afërta presidenciale.

Izraeli ka një strategji që kërkon ta zgjidhë përfundimisht konfliktin me palestinezët dhe me këto dy organizata, duke i shfarosur. Ky konflikt zgjidhet vetëm me një vendim të fuqive të mëdha. Po u vazhdua po kjo politikë, ku SHBA si mbështetësi kryesor refuzohen nga Netanjahu, kuptohet se këtu kemi të bëjmë me një politikë në themel të së cilës janë interesat. Administrata Biden tani para zgjedhjeve presidenciale nuk do të bëjë lëvizje kundër Izraelit sepse Izraeli ka një lob që mund të ndikojë në zgjedhje. Kjo bën që administrata të ndihet e dobët përballë zhvillimeve dramatike.

Ndërsa ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut në rrugën drejt anëtarësimit në BE, Milo e konsideroi të drejtë.

Kjo është një histori e vjetër. Pa lindur problemi i MV me Bullgarinë, u fol se Shkupi ishte në pozita më të mira se Shqipëria për hapjen e negociatave. U gjykua të mos ndaheshin dy vendet e BP dhe u la që procesin ta vazhdonin edhe MV edhe Shqipëria. Duke qenë se qeveria e mëparshme maqedonase pranoi të vendoste në Kushtetutrë përmednejn e minoritetit maqedonas, tani vjen në pushtet që parti që e kishte kundërshtuar dhe i duhet të jetë koneskuente me qëndrimet e veta.

Nuk ka pse penalizohet Shqipëria që ka pritur disa vjet. Shqipëria nuk ka pse të paguajë për një konflikt të brendshëm të shtetit maqedonas. Prandaj edhe Brukseli është bindur se duhet ndarë si proces.