
Festivali i 75-të i Filmit në Venecia do të sjellë disa surpriza për profesionistët e fushës dhe kiemadashësit. I programuar për tu mbajtur nga 29 gusht deri më 8 shtator, në festivalin e këtij viti do të shfaqen filma nga regjisorë të mëdhenj me përvojë, por edhe nga regjisorë të rinj me prezencë të fuqishme në Amazon dhe Netflix.



