
Kryebashkiaku i qytetit portual Derna të Libisë lindore vlerëson se 18,000 deri në 20,000 njerëz kanë vdekur nga përmbytjet.
Abdulmenam Al-Ghaithi tha për televizionin al-Arabiya se vlerësimi i tij bazohej në numrin e rretheve të shkatërruara plotësisht kur shpërtheu dy diga.
Më shumë se 5,000 njerëz janë konfirmuar se kanë vdekur, dhe të paktën 10,000 janë të zhdukur.
Rrugët u rrënuan nga përrenjtë dhe trupat po nxirren nga deti.
Dy qeveritë rivale në Libi po bashkërendojnë përpjekjet për ndihmë për viktimat e përmbytjeve.
Ekipet e shpëtimit kanë mbërritur nga vende si Egjipti, Tunizia, Italia, Spanja dhe Turqia



