Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, pranoi se para se të lëshojë raketat drejt ishullit Guam do të mendohet pak.
Sipas agjencisë shtetërore të shtypit në Korenë e Veriut, “për të ulur tensionet dhe për të parandaluar konfliktin e rrezikshëm ushtarak në gadishullin korean, është e nevojshme që SHBA-të të bëjnë zgjedhjet e duhura dhe t’i përkthejnë në punë, pasi kanë provokuar me vendosjen dhe ekspozimin e pajisjeve të mëdha strategjike dhe bërthamore në afërsi të gadishullit”, citohet Kim Jong un.
Ai e ka bërë këtë deklaratë gjatë inspektimit në komandën e forcës strategjike të Koresë së Veriut.



