Abuzimi ndaj fëmijëve/ Psikologia Kroj dhe punonjësi social Mema me këshilla si të reagojmë për mbrojtjen e fëmijëve

Abuzimi ndaj fëmijëve/ Psikologia Kroj dhe punonjësi social Mema me këshilla si të reagojmë për mbrojtjen e fëmijëve

Shpeshherë, fëmijët nuk e tregojnë drejtpërdrejt abuzimin që përjetojnë, por përmes treguesve fizikë dhe sjellorë mund të kuptohet nëse ata ndodhen në një situatë abuzuese.

Psikologia Anora Kroj, e ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, foli për format e ndryshme të dhunës ndaj fëmijëve dhe theksoi se ndërgjegjësimi duhet të nisë që në fëmijëri, duke përfshirë prindërit dhe gjithë shoqërinë.

Dhuna ka ekzistuar gjithmonë, por format e saj kanë ndryshuar me kalimin e kohës. 

Prindërit përpiqen të modelohen ndryshe, por shpesh dhuna bashkëjeton brenda familjes. 

Fëmija nuk ka asnjë faj në këto situata, pasi përgjegjësia bie mbi të rriturit dhe mënyrën se si ata menaxhojnë emocionet dhe prindërimin.

Në disa raste fëmijët arrijnë të reagojnë duke kërkuar ndihmë, sidomos kur dhuna është e rëndë. Ndërsa në moshat më të vogla, kur dhuna është e vazhdueshme, ajo shpesh kthehet në një “normalitet” për fëmijën, duke e bërë të pamundur reagimin.

Fëmijët e dhunuar shpesh ndihen të vetmuar, nuk kanë dëshirë të flasin, rrinë të tërhequr dhe duken të bindur, por pas kësaj sjelljeje fshihet një problem i thellë emocional. 

Në raste të tjera, dhuna shfaqet përmes agresivitetit, ku fëmija reagon fort edhe ndaj stimujve të vegjël, si pasojë e përvojave të mëparshme në familje.

Figura e autoritetit tek fëmijët e dhunuar shpesh shoqërohet me ndjesi negative dhe frikë, ndërsa edhe neglizhimi është një formë dhune, si në rastet kur prindërit i lënë fëmijët për orë të tëra përpara televizorit apo telefonit.

Ndërgjegjësimi fillon nga vetja. Ai është çelësi për të mbrojtur dhe për të ruajtur një fëmijë.

Nga ana tjetër, punonjësi social Mario Mema foli për rastet kur fëmijët e dhunuar marrin vetë iniciativën për të reaguar, duke kontaktuar qendrat sociale për dhunën apo bullizimin që përjetojnë.

Fëmijët që abuzohen shfaqin ndryshime të dukshme në sjellje krahasuar me më parë, si izolim, pasivitet, mbyllje emocionale dhe vështirësi në shprehjen e ndjenjave.

 Shenjat mund të jenë si fizike, ashtu edhe emocionale.

Në disa raste telefonatat vijnë drejtpërdrejt nga fëmijët e abuzuar, kryesisht të moshës 10-14 vjeç, të cilët kanë akses në telefon dhe janë të informuar nga shkollat, punonjësit socialë apo psikologët për mënyrat e raportimit.

Pas marrjes së një telefonate, institucionet kontaktojnë familjen dhe marrin masa konkrete. 

Në rast se nuk ka bashkëpunim nga familja, në proces përfshihet edhe Policia.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy