
Agron Dalipaj, një personazh i njohur për publikun si etimiolog, një pasionant gjuhësisë dhe historisë së shqipes në veçanti.
Mirëpo në një intervistë për “Bilardo në MCN”, Dalipaj, thotë se në gjuhësinë zyrtare ende nuk ka një përcaktim shkencor se çfarë është fjala.
Sipas tij nuk është e drejtë tu japësh studentëve libra për morfologjinë, ndërkohë që ende nuk dihet se si është krijuar ajo.
Gjuha jeton për sa kohë jetojë popujt të cilët e trashëgojnë gjuhën brez pas brezi.
Çështja e studimit të origjinës së gjuhëve, në fakt, lidhet me origjinën e objektit të gjuhësisë që është fjala.
Në gjuhësinë zyrtare ende nuk ka një përcaktim së çfarë është fjala. Ka përcaktim, përkufizim shkencor për tokfjalshin, për fjalinë, për mbaresat, parashtesat por ende nuk ka një përkufizim shkencor se çfarë është fjala.
Gjuhësia zyrtare, dmth, ajo që u japin në libra studentëve të gjuhës shqipe, si “Hyrja në gjuhësi’ ose në “Morfologjinë e gjuhës shqipe”, thuhet se nuk ka një përkufizim se çfarë është fjala sepse nuk dihet se si është krijuar ajo.
Ta thuash këtë pasi gjuha shqipe ka disa fjalorë, do të thotë të pranosh se Çabej, Topalli, Omari, nuk e kanë ditur se çfarë është fjala, por kanë bërë fjalor etimiologjik për fjalën. Do të thotë mënyrë të prerë, ti mohosh ata dhe ndërkohë ditëve të fundit po ndodh diçka ndryshe në botën e gjuhës.



