Propozimi i Ramës për rezolutën, Sejamini: Opozita nuk ka guxim t’i dalë kundër

Propozimi i Ramës për rezolutën, Sejamini: Opozita nuk ka guxim t’i dalë kundër

Analisti Neritan Sejamini i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN u shpreh se opozita ka gabuar duke bojkotuar rezolutën e propozuar nga Rama, sepse kështu ajo tregon se ka frikë ta votojë atë, por edhe t’i dalë kundër.

Më tej, Sejamini e quajti “katastrofike” që mazhoranca është duke mbajtur flamurin akti-korrupsion ndërkohë që opozita duhet t’i kishte përdorur të gjitha skandalet që PS ka patur 3 vitet e fundit.

“Komisioni posaçëm parlamentar do të rishikojë të gjithë institucionet e pavarura dhe të varura nga qeveria. Kjo reformë do të rishikojë dhe do i rregullojë para futjes në BE.

Rama po përsërit të njëjtën gjë që ka bërë. Ka gjetur terma të shkëlqyeshëm dhe sot u vërtetua që opozita nuk ka guxim të dalë kundër.

Rama do të bëjë disa gjëra dhe do që mandati i kryetarit të SPAK të qëndrojë 6 vjet dhe e dyta do që nëse bëhet fjalë për shpërdorim detyre pa dëme financiare të hetohet nga prokuroritë e rretheve dhe jo nga SPAK. Ai do që SPAK të mos bëjë këto hetime.

Ajo që bëri sot opozita është e gabuar, duhet të jetë e zgjuar. Pas 3 vitesh me këto skandale që ka patur qeveria, është katastrofike që flamurin antikorrupsion ta marrë mazhoranca. Opozita të kuptojë lojën, aktorët dhe të huajt. Të përdorë trurin dhe të ketë një strategji sepse opozita do ta hajë njëlloj siç e hëngri me reformën në drejtësi."

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy