Një 38-vjecar ka mbetur I plagosur si pasojë e një atentati në Elbasan. Ndërkaq policia është vënë në kërkim të tre autorëve të identifikuar tashmë, teksa hetohet për konflikte mes palëve. Ngjarja ka ndodhur në një lokal, në një orar kur zona ishte mjaft e populluar duke rrezikuar edhe jetën e personave të tjerë.



