Reforma në drejtësi nuk po konsiderohet më një sukses as nga vetë institucionet, pasi nuk po garanton as akses të qytetarëve dhe as marrjen në kohë të drejtësisë.
Këshilli i Lartë Gjyqsorë edhe pse më një gjuhë të drujtë pranon se vonesat në shqyrtimin e çështjeve kanë ndikuar negativisht për dy komponentët që u realizua reforma në drejtësië aksesi dhe gjykimi bredna një afati të arsyeshëm.
Në raportin që ky insitucion ka hartuar për vitin 2025 pranohet së drejtësia nuk matet vetëm me përmbajtjen e vendimeve gjyqësore, por në mënyrë thelbësore me kohën e arsyeshme brenda së cilës qytetarët arrijnë t’i marrin ato.
Fjalët e zgjedhura janë shumë teknike por mesazhi kuptohet qartë që në këtë gjendje që janë gjykatat në Shqipëri nuk mund të ofrojnë drejtësinë e premtuar 10 vite më parë, kur u miratua reforma në drejtësi.
“Në këtë kuptim, dimensioni kohor përbën një komponent kritik të efektivitetit të sistemit gjyqësor dhe të besimit publik ndaj tij. Vonesat e zgjatura në shqyrtimin dhe përfundimin e çështjeve nuk përfaqësojnë thjesht një problem procedural, por reflektojnë kufizime strukturore në aftësinë e sistemit për të garantuar akses real dhe në kohë në drejtësi.”- Këshilli i Lartë Gjyqsor.
Pas 2018 kur filloi procesi i vetingut, sistemi gjyqësor shqiptar është përballur me këtë sfidë në mënyrë të vazhdueshme, duke krijuar si produkt kryesorë zvarritjen e proceseve dhe pritjen e qytetarëve me dekada për ta mrrë një vendim përfundimtarë . Një situatë e tillë sipas KLGJ-së nuk ishte parashikuar. Insitutucioni që duhet të hartojë politikat për zhvillimin e sistemit të drejtësi është në pumundësi për të ti dhënë një zgjidhje të shpejtë situatës.
“Një pritje e tillë tejkalon dimensionin administrativ të vonesës dhe përbën një indikator të drejtpërdrejtë të presionit mbi kapacitetet operacionale të sistemit. Backlog-u i çështjeve gjyqësore nuk është një fenomen i ri dhe as një zhvillim i rastësishëm, por është rezultat i një procesi të akumuluar ndër vite, ku rritja progresive e volumit të çështjeve nuk ishte parashikuar për tu shoqëruar në mënyrë proporcionale me zhvillimin e kapaciteteve institucionale, burimeve njerëzore dhe mekanizmave të menaxhimit të ngarkesës.”- Këshilli i Lartë i Drejtësisë
Këshilli i Lartë Gjyqësorë pranon se historikisht, ky fenomen është perceptuar dhe trajtuar nga institucioni si një pasojë e pashmangshme e e kompleksitetit që ka sistemi gjyqësor. Kjo ka bërë që ndaj fenomenit të stokut të dosjeve të këtë një qasje passive të orientuar drejt menaxhimit të situatës ekzistuese dhe jo drejt zgjidhjes së saj strukturore.
“Kjo qasje ka kontribuar në konsolidimin e backlog-ut si një gjendje e qëndrueshme, në vend që të trajtohej si një devijim që kërkon ndërhyrje të synuara. Analiza e performancës së sistemit gjyqësor evidenton qartë se backlog-u nuk përbën një fenomen të pashmangshëm, por një tregues të drejtpërdrejtë të funksionimit të sistemit dhe të efikasitetit të mekanizmave të tij të brendshëm. Si i tillë, ai kërkon një qasje të re, të bazuar në ndërhyrje të drejtpërdrejta, të qëndrueshme dhe të mirëstrukturuara.” – Këshilli i Lartë Gjyqësor
Raporti tregon qasjen që ky institucion apo edhe të tjerët që kanë ndikim në krijimin e një situatë të tillë. Sipas KLGJ, viti 2025 përfaqëson kalimin nga identifikimi i problemit tek faza e ndërhyrjes. Qeverisë së gjyqsorit iu deshen 7 vite për të kuptuar se stoku I dosjeve është gangrene e gjykatave në Shqipëri. Fjalitë e zgjedhura në raport duket sikur janë krijuaar nga një makinë dhe jo punonjës të KLGJ’së të cilat kanë që nga viti 2019 që punojnë aty.
“Pa një identifikim të saktë dhe të standardizuar të problemit, çdo përpjekje për zgjidhje do të ishte e fragmentuar dhe me efekt të kufizuar. Në këtë drejtim, procesi i inventarizimit përbën themelin mbi të cilin ndërtohen politikat dhe ndërhyrjet e mëtejshme. Si rezultat, sistemi gjyqësor ka kaluar nga një situatë ku backlog-u trajtohej në mënyrë të përgjithshme dhe pa parametra të qartë, në një fazë ku ai njihet, matet dhe monitorohet në mënyrë sistematike.” – Raporti i Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Problemin këshilli e ka gjetur dhe është mungesa e burimeve njerëzore në të gjitha shakllët e gjyqsorit por kryesisht gjykatat e apelit ajo me jurdiksion të përgjithshëm dhe apeli admnistrativ. Të dy supër gjykata pasi janë të vetmet në llojin e tyre në gjithë shqipërinë, gjë e cila ka sjëllë rreth 80 mijë cështje stok, vetëm në këto dy gjykata.
Gjithashtu një ntjetër probleme është mungesa e parave duke kërkuar që situata ku ndohen gjykatta shqiptare mos të shihet vetëm si problem i brendshëm i gjykatave por si një çështje që lidhet ngushtësisht me mënyrën e financimit, mbështetjes dhe organizimit të sistemit në tërësi.
“Të dhënat e raportuara evidentojnë qartë se përpjekjet për uljen e backlogut përballen me kufizime të forta strukturore, ku ndër më të theksuarat mbetet mungesa e burimeve njerëzore.Mungesa e burimeve të mjaftueshme njerëzore dhe financiare, si dhe e një mbështetjeje të qëndrueshme institucionale, rrezikon të kufizojë efektin e ndërhyrjeve të ndërmarra. Në këtë kontekst, viti 2025 duhet konceptuar si një vit themelimi, në të cilin nuk pritet eliminimi i menjëhershëm i backlog-ut, por krijimi i kushteve reale për uljen e tij të qëndrueshme në periudhën afatmesme dhe afatgjatë.”
Të vetëdijshëm se stoku me dosje do jëtë aty dhe nuk do të eleminohet, viti 2025 u karakterizua nga ndërtimi i instrumenteve kryesore operacionale dhe analitike, të cilat do të shërbejnë si bazë për prodhimin e rezultateve konkrete në vitet në vijim.Pikërisht për këto arsye, argumenton KLGJ kjo periduhë përbën edhe fazën më kritike të procesit, ku përcaktohet nëse reformat e ndërmarra do të konsolidohen apo do të mbeten të pjesshme.
“Faza aktuale përfaqëson një moment vendimtar për sistemin gjyqësor shqiptar. Konsolidimi i mekanizmave të krijuar kërkon sigurimin e burimeve të mjaftueshme njerëzore dhe financiare, institucionalizimin e standardeve të reja të punës, si dhe forcimin e koordinimit ndërinstitucional. Nëse këto kushte plotësohen, ekziston një mundësi reale për të adresuar në mënyrë të qëndrueshme një nga problematikat më të hershme dhe më komplekse të sistemit të drejtësisë. Në të kundërt, ekziston rreziku që ndërhyrjet e ndërmarra të mbeten në një fazë tranzitore, pa arritur të prodhojnë efektin e plotë të synuar.” – Këshilli i Lartë Gjyqësor.
Këshilli pranon se nuk ndërrmerren masa rrezikohet që tranzicioni në systemin e drejtësisië të zgjasë edhe për vite të tjerë, duke mos dhënë një afat se kur shqiptarët do marrin drejtësinë iu premtua pas miratimin të reformës në drejtësi, në kohë dhe të kenë akses të shpëjtë në sistem. Problemi i çështjeve të prapambetura nuk është një çështje teknike apo administrative, ai lidhet drejtpërdrejt me besimin që qytetarët kanë tek drejtësia. Sepse kur një vendim vonon me vite, qytetarët humbasin besimin se sistemi funksionon si duhet dhe në kohë.
Raporti i KLGJ-së për vitin 2025 nxjerr në pah një realitet të hidhur të sistemit gjyqësor shqiptar i cili prej vitesh është në kolaps. Nismat e marra nga këshilli dhe qeveria nuk kanë ndikuar në uljen e numrit të cështjeve të prapambetura.
Përtej gjuhës institucionale të KLGJ-së së situata po përmirësohet shifrat janë kokëfrota dhe kriza është ulur këmbëkrye tashmë në të gjitha shkallët e gjyqësorit.
Ndërsa Gjykata e Lartë po arrin gradualisht të ulë stokun historik të dosjeve, pjesa tjetër e sistemit sidomos gjykatat e apelit dhe ato administrative, vazhdojnë të prodhojnë stok të ri dhe të thellojë krizën e vonesave shumëvjeçare.
Në Gjykatën e Lartë ka përmirësim pasi numri i cështjeve stok ka rënë me rreth 4 mijë. Backlog-u ra nga 20,888 në 16,445 dosje, një ulje prej 21%. KLGJ e konsideron këtë si hyrje në një fazë të konsoliduar të reduktimit të stokut historik, por askush nuk llogarit se shqiptarëve u duhen më vitë që të marrin një vendim në këtë gjykatë.
Por edhe pas këtij reduktimi, mbi 16 mijë dosje mbeten ende në pritje, çka tregon se sistemi vazhdon të mbartë pasojat e viteve të kolapsit institucional të krijuar pas reformës në drejtësi.
Vetë struktura e backlog-ut tregon problemin real, 70% e stokut përbëhet nga çështje civile, ndërsa vetëm 3% janë penale. Kjo do të thotë se qytetarët dhe bizneset vijojnë të presin me vite për konfliktet të pronësisë, civile apo ekonomike, ndërsa sistemi ka funksionuar me prioritet pothuaj ekskluziv ndaj çështjeve penale, duke qënë se janë cështje që kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme.
E ndryshme paraqitet panorama në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, që sot konsiderohet hallka më problematike e sistemit. Në fund të vitit 2025, backlog-u arriti në 46 mijë dosje, ose 4,176 më shumë se në fillim të vitit. Praktikisht, sistemi prodhoi 10% stok shtesë brenda vetëm një viti, ndërsa në këtë gjykatë mungojnë rreth 30 gjyqtarë për arsye që as KLGJ dhe asnjë institucion tjetër nuk i thotë.
Kjo është shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë në këtë gjykatë dhe tregon se apeli jo vetëm nuk po e ul krizën, por po e thellon atë. Raporti pranon se hyrjet e reja kanë tejkaluar numrin e çështjeve të përfunduara dhe se norma e likuidimit mbetet nën 100%, që do të thotë akumulim i vazhdueshëm i dosjeve.
Edhe në apel dominojnë çështjet civile, që përbëjnë 65% të stokut total. Produkti kryesorë i kësaj situate është pritja me vite e qytetarëve për të marrë një vendim të formës së prerë, vetëm pas një vendimi të apelit ai është i ekzekutueshëm.
Krijimi i kësaj supër gjykatë nga reforma gjyqësore nuk ishte zgjidhja. KLGJ tre vite më parë tha se shkrirjen e te gjitha gjykatave të apelit qytetarët do të kishin më shumë akses dhe do të merrnin drejtësinë brenda një afati të arsyeshëm.
Rreth 25 mijë dosje presin të shqyrtohen në në Gjykatën Administrative të Apelit duke e bërë situatën po aq alarmante sa në apelin me juridiksion të përgjithshëm. Në fund të vitit 2025, backlog-u me rritje prej 668 çështjesh krahasuar me vitin pararendës.
Edhe pse KLGJ për këtë situatë përdor termin “ngadalësim të ritmit të rritjes”, fakti mbetet se stoku vazhdon të shtohet çdo vit, me një normë likuidimi 84%, apeli administrativ vazhdon të prodhojë backlog të ri dhe nuk ka hyrë ende në fazën e reduktimit real të dosjeve. Problemi bëhet edhe më dramatik kur analizohet mosha e çështjeve: 59% e stokut është mbi 3 vjet i vjetër, ndërsa mbi 7,400 dosje kanë kaluar më shumë se 5 vite në pritje. Kjo nënkupton se mijëra qytetarë dhe biznese kanë mbi pesë vite që presin një vendim administrativ, duke tejkaluar çdo standard të “afatit të arsyeshëm”.
Edhe në gjykatat administrative të shkallës së parë situata mbetet problematike. Në nivel kombëtar, backlog-u arriti në 8,796 dosje, me rritje 4.8% krahasuar me vitin 2024.
Pesha kryesore bie sërish mbi Tiranën, pasi numëron rreth 7200 dosje stok, ose rreth 85% të gjithë backlog-ut administrativ në vend. Brenda një viti, Tirana prodhoi edhe 563 dosje të reja stok, me rritje 8%, pavarësisht shtimit të gjyqtarëve. Kjo tregon se ndërhyrjet kanë qenë të pamjaftueshme për të përballuar fluksin e çështjeve të reja që vijnë.
Një situatë disi më pozitive paraqitet në gjykatat e shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm, në fund të vitit 2025, backlog-u ra nga 42,070 në 39,767 dosje, ose rreth 2,303 çështje më pak.
Ulja prej 5.5% konsiderohet sinjal stabilizimi, por shifra mbetet ende shumë e lartë edhe këtu dominojnë çështjet civile, që përbëjnë 70% të stokut total. KLGJ pranon se problemi vazhdon të përqendrohet në gjykatat e mëdha, Durrës, Elbasan dhe kryesisht në Tiranë, ku ngarkesa vazhdon të prodhojë presion të vazhdueshëm mbi sistemin.
Në tërësi, raporti i vitit 2025 tregon se sistemi gjyqësor shqiptar vazhdon të jetë supër I ngarkuar ku stoku ka arritur ne rreth 120 mijë dosje. Gjykata e Lartë po ul gradualisht cështjet e prapambetura, ndërsa gjykatat e apelit dhe ato administrative janë kthyer në gangrenën e sistemit ku vëtëm në këto gjykata presin për shqyrtim rreth 70 mijë dosja.
Për pasojë, reforma në drejtësi duket se ka arritur të stabilizojë por pa I dhënë zgjidhje përfundimtare vetëm një pjesë të sistemit, ndërsa hallkat më të rëndësishme për qytetarët vazhdojnë të funksionojnë nën presionin e një backlog-u rekord dhe vonesave shumëvjeçare.
Raporti i vitit 2025 nxjerr një panoramë të qartë të krizës që vazhdon të shoqërojë sistemin gjyqësor shqiptar. Nga njëra anë, institucionet flasin për stabilizim dhe përmirësim gradual të treguesve, por nga ana tjetër shifrat tregojnë se mijëra qytetarë vazhdojnë të presin me vite për një vendim përfundimtar.
Mbi 16 mijë dosje në Gjykatën e Lartë, afro 46 mijë në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, mbi 24 mijë në Apelin Administrativ dhe dhjetëra mijëra të tjera në gjykatat e shkallës së parë tregojnë se problemi i backlog-ut mbetet ende struktural.
Edhe aty ku ka ulje të stokut, ritmi mbetet i ngadaltë përballë volumit të akumuluar ndër vite. Ndërsa në disa hallka të sistemit backlog-u vazhdon të rritet, duke prodhuar vazhdimisht dosje të reja në pritje.
Raporti pranon se çështjet civile mbeten problemi më i madh në çdo nivel gjykimi, me procese që zgjasin me vite dhe me një sistem që ende nuk arrin të përballojë fluksin e çështjeve të reja.
Në shumë raste qytetarët presin më shumë se pesë vite për një vendim, sidomos në juridiksionin administrativ dhe në apel, kjo do të thotë se, pavarësisht reformës në drejtësi dhe ndryshimeve institucionale të viteve të fundit, realiteti në gjykata janë vonesat, stokut i dosjeve, mungesa e aksesit real dhe një marrja e një vendimi brenda afateve të arsyeshme.
Në fund, vetë raporti i KLGJ-së na qartëson se sistemi mund të ketë hyrë në fazë stabilizimi në disa sektorë, por ende nuk ka hyrë në normalitet. Sa kohë dhjetëra mijëra dosje mbeten të bllokuara në gjykata reforma në drejtësi nuk duhet të matet me statistika apo raporte institucionale por me kohën që qytetarët detyrohen të presin për të marrë drejtësi.



