Skënderbeu bie zyrtarisht në Kategorinë e Parë, Lilaj i jep shpresë Dinamos

Skënderbeu bie zyrtarisht në Kategorinë e Parë, Lilaj i jep shpresë Dinamos

Skënderbeu është rrëzuar zyrtarisht në Kategorinë e Parë. Korçarët barazuan 1-1 me Dinamon dhe matematikisht janë një kategori më poshtë për sezonin e ardhshëm.

Dukej se gjithçka po shkonte shumë mirë për bardhekuqtë, që ishin në avantazh pak sekonda para fundit, falë golit të Elvi Berishës në minutën e 85-të.

Megjithatë në minutën e 95-të, pas një krosimi në zonë, Pusi e prek topin me dorë dhe pas konsultimit me VAR, për disa minuta, Jorgji akordon penallti.

Në minutën e 102-të, ish-mesfushori i korçarëve, Sabien Lilaj, tregohet i saktë dhe barazon shifrat.

Me këtë barazim të dyja skuadrat mbeten në dy vendet e fundit me nga 25 pikë, por te Dinamo ka ende shpresë për të kaluar Egnatian, që ndodhet 9 pikë më shumë, pasi kanë një ndeshje direkte mes tyre.

Dinamo mund të arrijë “play-out” vetëm nëse i fiton të gjitha ndeshjet dhe në krahun tjetër, Egnatia duhet t’i humbasë të gjitha sfidat.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy