
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, raportoj sot në kuvend mbi ecurinë e procesit të dialogut me Serbinë.
Sipas tij qeveritë paraprake i kanë bërë dëm procesit të njohjes së Republikës së Kosovës si shtet dhe se nuk mund të paraqesë një platformë për dialogun, pasi ende nuk dihet agjenda e takimeve.
“U kërkua që këtu ne të vijmë më platformë për takimin e së martës. Gabim do të ishte. Është gabim. A e dini pse? Sepse në javën e ardhshme nuk do të ketë takim të ri të dialogut të vjetër. Nuk do të jetë një takim i radhës i të njëjtin dialog që na ka sjellë në këtë situatë. Por, do të jetë takim për dialogun e ardhshëm. Ky është dallim i madh konceptual”, deklaroi Kurti.
Nuk ka kaluar pa reagime nga salla momenti kur në mënyrë ironike Kurti i kërkon opozitës të mos e shkarkojnë edhe njëherë.
“E kam veç një lutje në fund. Mos më rrëzoni edhe një herë, se mandej…Ju faleminderit”
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj dhe Kryetari i Lidhjes Demorkatike të Koosvës kanë kritikuar gjtihashtu paraqitjen e Kurtit, për mosbërjen publike të parimeve, qëllimeve, temat dhe afatet kohore të dialogut.
“Mënyra se si ka folur sot për dialogun, kësaj i thonë sharlatanizëm, papërgjegjësi, sjellje joserioze dhe jodinjitoze. Sinqeritet cinik dhe fraza hipokrite, mjerisht”, deklaroi Hoxhaj.



