Mogherini i bën bashkë Thaçin me Vuçiç në Samitin e Sofjes

Mogherini i bën bashkë Thaçin me Vuçiç në Samitin e Sofjes

Në Samitin e Bashkimit Evropian me shtetet e Ballkanit Perëndimor, që po mbahet në Sofje, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar me me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Kreu i shtetit ka thënë se me Mogherinin ka biseduar për rëndësinë e pjesëmarrjes së Kosovës në këtë Samit, si dhe për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Thaçi ka thënë se me Mogherinin ka biseduar edhe për domosdoshmërinë e vazhdimit të dialogut me Serbinë.

Sa i përket takimit me Vuçiç, Thaçi ka thënë se janë pajtuar që faza përfundimtare e dialogut të fillojë në një të ardhme të afërt.

Për këtë Thaçi ka thënë se “është një momentum i ri që kërkon mobilizim të të gjitha forcave politike, shoqërisë civile dhe mediave në Kosovë, sepse përfundimi i procesit do të jetë njohja e Kosovës nga Serbia dhe anëtarësimi ynë në OKB”.

Takimin Thaçi e ka quajtur dëshmi të përkushtimi të Kosovës për dialog dhe fqinjësi të mirë.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy