Dy të rinj janë plagosur me armë zjarri pasditen e djeshme në Shëngjin. Samet Bercaj, 19 vjeç dhe Florian Dushku, 28 vjeç, u qëlluan me armë zjarri në gjymtyrët e poshtme nga një person ende i paidentifikuar që është larguar menjëhere me një automjet që e priste më tutje.
Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Lezhës ku edhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia ka ngritur postoblloqe në kërkim të autoreve ndërsa në ndihmë të policisë së Lezhës erdhen edhe 2 furgonë me trupa te FNSH.
Ngjarja
Mësohet se dy të rinjtë Bercaj dhe Dushku po ecnin në këmbë në trotuar kur pranë tyre ka ndaluar një autoveture dhe prej saj ka zbritur një poerson me pistoletë në dorë. Nuk dihet nëse mes autorit që shoqerohej edhe nga nje tjeter person i cili ka qëndruar në timon dhe dy të plagosurve ka patur ndonjë debat, por bëhet e ditur se dy te plagosurit janë ndjekur në këmbë nga autori ne nje distancë rreth 50 metra dhe me pas i ka qëlluar në gjymtyret e poshtme duke i lënë të plagosur.
Njëri prej të plagosurve, Florian Dushku, është i njëjti person që është plagosur ditën e zgjedhjeve, në qershor të këtij viti. Dushku, simpatizant i LSI-së, u godit me qytën e pistoletës ditën e zgjedhjeve në Lezhë.



