Politologu Ilir Kalemaj duke analizuar në MCN Live situatën politike në Kosovë thotë se kryeministri Albin Kurti po mendon të rezistojë deri në fund për të mbajtur të ngjizur mbështetjen popullore. Sipas Kalemajt skenari i Kurtit mund të jenë zgjedhjet e parakohshme, ku VV del në opozitë dhe partitë e tjera nënshkruajnë Asociacionin. Kësisoj Kurti po mendon periudhën post-Asociaicon për të riardhur në pushtet, me CV-në e mirë në politikën e brendsbhme. Sa i përket draftit të Ramës dhe marrëdhënieve Shqipëri-Kosovë, Kalemaj thotë: “Kosova nuk është se e njeh përmbajtjen e draftit. Bëhet fjalë për një propozim të Ramës për Kosovën, pa u konsultuar me Kosovën. Ai thotë s’jam konsultuar as me Vuçiçin, por s’mund të krijohet një barazvlerë me Beogradin dhe me Prishtinën në raportet që duhet të ketë vendi amë, Shqipëria, që e ka detyrim kushtetues. Në raport me mbledhjen, z.Rama i ka kërkuar takim z.Kurti. Një takim të formatit të ngushtë, dy kryeministrat me dy ministrat e jashtëm respektiv, pasi kishte folur me z.Borrell për të de-eskaluar krizën dhe për të paraqitur mundësitë dhe format se si Shqipëria mund të ndihmonte Kosovën. Por siç thotë Rama, Kurti e ka refuzuar këtë kërkesë. Këto mbledhje kanë qenë më së shumti në anën simbolike të tyre, edhe në të kaluarën. Janë bërë dhjetëra mbledhje dhe ende kemi diskutime mbi abetaren e unifikuar, nuk kemi një treg të përbashkët të librit. Shumica e importeve të Kosovës orientohen kah Serbisë, kemi një tarifë të Rrugës së Kombit. Nga ana tjetër kemi Ballkanin e Hapur, ku kanë arritur më tepër progres marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë. Nuk është sekret që Kurti dhe Rama s’kanë pasur kimi mes tyre, kanë pasur më tepër tension mes tyre. Kimia është shumë e rëndësishme në politikën e jashtme, qoftë edhe për dy vende fqinj, vëllazërore, siç është Shqipëria dhe Kosova, marrëdhënie që e ka pasur krejt ndryshe me Thaçin. Në këtë sens bazuar në atë që vet z.Rama tha, nuk kishte shumë sens të bëhej ky takim kortezie, simbolik, që mund të përcillte mesazhe të gabuara në Bruksel dhe Uashington. Ndërkohë që elefanti në dhomë është situata e nderë në Veri të Kosovës që mund të sjellin pasoja. A duhet të jetë z.Rama lajmëtari kobzi që të përdori fjalën sanksione, kjo kapërcen limitet të diplomacisë dhe limitet kushtetuese. “Në lidhje me rrëmbimin e tre policëve ka disa elementë që lënë vend për diskutim. Kur ka qenë në opozitë dhe ka qenë një situatë e ngjashme në 2016-ën, Albin Kurti ka përdorur një gjuhë mjaft të ashpër ndaj qeverisë. Ndërkohë që z.Kurti të vetmen gjë që kërkoi kësaj radhe nga amerikanët, nga KFOR-i, nga aleatët që i quajti naiv para pak kohësh... Kur s’ke fuqinë, nuk mund t’i shtrish këmbët përtej jorganit. A e ka ushtruar Kosova sovranitetin në këto katër komuna deri tani? Jo. Me atë show force që u përpoq të bënte duke ngritur flamurin për gjysmë ore, duke i ngujuar brenda ata kryetarët e zgjedhur që s’kishin as legjitimitet për shkak të përqindjes të zgjedhësve, rrezikoi shumë më tepër. Rrezikoi faktin që mund të kthehet sot në sovranitet të cunguar Republika e Kosovës dhe Veriu të jetë nën mbikëqyrjen e KFOR-it. Është minimalisht mungesë koordinimi me partnerët ndërkombëtarë dhe minimi i procesit të nisur me Marrëveshjen e Ohrit. Nga pikëpamja njerëzore, Kurti as ka shkuar te familja e këtyre tre personave fatkeq, që ishin lënë aty me urdhër. Janë grabitur në mes të ditës për diell. Duhet dënuar me forcë jo vetëm nga Kosova por edhe Shqipëria. Presim një reagim nga BE dhe KFOR, në lidhje me këtë akt brutal që na kujton reminishenca e kohës së Millosheviçit. Albin Kurtin mund ta shohim në dy këndvështrime, në atë të misionarit politik, që nuk tërhiqet, në një format të ngjashëm me Rugovën, por të ndryshëm në aktivitetin politik. Këta politikanë mundohet të ruajnë misionin kryesor politik dhe në këtë sens mund ta përgëzojmë Kurtin për të qenurit konsistent. Nga ana tjetër mund ta analizojmë, a është Kurti politikan racional dhe pragmatist? Besoj që Kurti është politikan racional, jo thjesht misionar. I vetmi shpjegim racional që mund të jap është z.Kurti është duke menduar për periudhën post. Nëse do detyrohet të nënshkruajë Asociacionin, ai do të damkoset si tradhtar, do t’i humbi kredoja politike dhe nesër do detyrohet të dorëzojë pushtetin. Ndërkohë e kundërta thotë ai, nëse rezistoj deri në fund, jo vetëm e mbaj të ngjizur gjithë mbështetjen popullore, por unë kaloj në zgjedhje të parakohshme, humbas këto zgjedhje, krijohet një koalicion i partive të tjera, të cilat do jenë të detyruara të bëjnë një koncesion, të bëjnë Asociacion. Unë të ruaj kredon në opozitë, këta nesër do damkosen si tradhtarë. Natyrisht do përçahen sepse janë parti aleate, që kanë programe të ndryshme dhe ego personale të krerëve. Mandej Kurti rivjen në pushtet duke parë në CV-në e tij edhe ato suksese që ai ka arritur sa i përket mirëqeverisjes së brendshme të Kosovës, sepse ka bërë hapa para në luftën kundër korrupsionin dhe në konsolidimin e shtetit të së drejtës. Amerikanët, por edhe europianët janë duke u munduar t’i lënë pika dalje që Kurti ta tejkalojë këtë ngërç. Nuk e kuptoj këtë kokëfortësi të Kurtit për të mos dalë me nder nga kjo situatë”, vijon Kalemaj. Politologu vë në dukje se “ende na mungon një draft nga qeveria Kurti, e cila do ishte ajo çka duhet të bënte Kurti, në vend që të bënte politike populiste, të mobilizonte radhët nacionaliste, apo të krijonte një imazh që elektoralisht i shërben atij, por jo detyrimisht Kosovës në këto momente”.



