Bregu: Berisha ia ka përcaktuar fundin Salianjit. Do jetë koka e radhës e prerë në PD

Bregu: Berisha ia ka përcaktuar fundin Salianjit. Do jetë koka e radhës e prerë në PD

Pedagogu dhe analisti Zylyftar Bregu tha në Mcn Live se Sali Berisha ia ka përcaktuar fundin Ervin Salianjit, i cili pritet të jetë koka e radhës e prerë brenda PD-së. Sipas Bregut një gjë e tillë s’i bën mirë PD-së në rrethanat ku kjo parti ndodhet. 

Sipas Bregut lëvizja e Salianjit s'ishte politike, por organizative, pasi vet ai dhe të tjerët e kanë të qartë që nuk e mundin dot Berishën në PD. 

 

“PD, opozita, e gjendur në këtë kontekst politik juridik të mazhorancës do që të kapitalizojë sa më shumë këtë moment dhe nga ana tjetër tregon një lloj pafuqie të saj për t’u përballur me mazhorancën në dimensione të tjera dhe bën këtë lloj sjellje në Kuvend. S’është ndonjë gjë e dënueshme, është një sjellje ekstreme, por gjithsesi politike. Berisha me atë sjellje të djeshme ia ka përcaktuar fundin. 

 

Ka shigjetuar vetëm z.Salianji dhe s’e ka sulmuar z.Alimehemti dhe pjesën tjetër të grupin, Aulon Kalanë, Gjunkshin, etj. Salianji është një kokë e radhës e prerë në PD, që mendoj s’i bën mirë PD-së në rrethanat ku ndodhet, as në aspektin organizativ të brendshëm, as në performancën publike. Nuk është se Berisha shqetësohet shumë pavarësisht nga numri i ndjekësve të z.Salianji. Z.Berisha s’e vret mendjen se sa rrudhet trupa e tij elektorale. Për hir të profilit, karrierës, burgut që ai ka bërë, s’është sjellja e duhur ajo që bën Berisha me Salianji.

 

Salianji s’e kishte lëvizjen politike, por organizative. Deklaratat e djeshme mes atyre dyve shkuan shumë larg. Salianji gjithmonë bënte ndarjen e z.Berisha me pjesën tjetër, e kishin frikën e tij. Nuk tentuan që të mundnin Sali Berishën. Kushdo e ka të qartë që s’e mund dot Berishën. Salianji e ka të keqen me ata që ai shigjetoi, me Kryesinë, që për momentin janë më me ndikim te Berisha se sa Salianji dhe grupi i tij".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy