
Në vendin tonë moti do të jetë me diell dhe vranësira mesatare. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim 10 m/sek në bregdet.
Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
- Zonat malore 19/35°C
- Zonat e ulëta 20/39°C
- Zonat bregdetare 22/36°C
Kosova do të ketë kthjellime dhe vranësira. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 18°C –20°C në mëngjes deri në 33°C –35°C gradë Celsius në mesditë.



