Një 80-vjeçar humbi sot jetën, pas zjarrit të ndezur në kopshtin e banesës së tij, në fshatin Kullollas të Gramshit.
Gazetarja Entela Duka në një raportim për edicionin e lajmeve në MCN TV bën me dije se situata vijon të jetë kritike në tre fshatra, Kullollas, Bletës dhe Menkollar.
“Gabimi njerëzor i ka kushtuar jetën një 80-vjeçari në Gramsh, ndërkohë që ka vendosur në rrezik banorët e tre fshatrave. Të rrethuar nga të katër anët me flakët e zjarrit. Policia e Elbasanit bën me dije se 80-vjeçari nga fshati Kullollas ka ndezur një zjarr në shtëpinë e tij, zjarri i ka dalë nga kontrollit, është asfiksuar 80-vjeçari dhe zjarri është përhapur në fshatrat përreth. Ka qenë shumë e vështirë ndërhyrja për zjarrfikësen dhe ambulancën. Kemi të konfirmuar një viktimë, dyshohet se ka persona të tjerë që mund të kenë marrë lëndime si pasojë e zjarrit. Situata në Kullollas, Bletës dhe Menkollar, vijon të jetë kritike”.



