Arrestohet dy hajdutët në Tiranë, vodhën orë Rolex dhe 9500 euro

Arrestohet dy hajdutët në Tiranë, vodhën orë Rolex dhe 9500 euro

Policia e Tiranës ka zbardhur një vjedhje të kryer dy ditë më parë në Rrugën e Dibrës dhe ka vënë në pranga dy autorët. Sipas policisë në kuadër të operacionit të koduar “Rolex”, në pranga janë vënë E. N., 32 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më pare dhe Z. D., 27 vjeç, banues në Tiranë.

Atyre y janë sekuestruar edhe sendet e vjedhura: tri orë të shtrenjta dhe 9500 euro.

Njoftimi i policisë

Operacion nga Sektori për Krimet e Rënda në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4, të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

Arrestohen 2 shtetas nga Policia dhe 1 tjetër shpallet në kërkim.

Sekuestrohen 9500 euro, 3 ora, 3 byzylykë dhe 1 varëse floriri si dhe 1 automjet.

Më datë 16.08.2017, Sektori për Krimet e Rënda pranë D.V.P. Tiranë në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4, në kuadër të operacionit “ROLEKSI", ka bërë të mundur arrestimin e shtetasve :

- E. N, 32 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë.

- Z. D, 27 vjeç banues në Tiranë.

Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë i mundur pasi në sajë të një pune të mirëorganizuar hetimore, është arritur të dokumentohet me prova ligjore, autorësia e ngjarjes së ndodhur më datë 15.08.2017 , ku këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin kanë vjedhur një kasafortë, në një ndërtesë në rrugën e "Dibrës".

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, sendet e ndodhura në kasafortën e vjedhur :

- 9 500 (nëntë mijë e pesqindë) euro.

- Një orë Roleks Day-Data me ngjyrë gri metalizato.

- Një orë Roleks Day-Data me ngjyrë floriri.

- Një orë Jaeger Lecoultre, me ngjyrë floriri.

- Tre byzylyk floriri.

- Një varëse floriri.

- Një automjet i tipit "Fiat Punto" ( i cili ka shërbyer për transportimin e kasafortës dhe largimin e autorëve nga vendi i ngjarjes).

Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasja :

- R.B., 36 vjeçe, banuese në Tiranë.

Materialet do ti referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur, për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 134/3 dhe 25 të Kodit Penal.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy