14 marsi i 2020 do të mbahet mend gjatë. Dita e Verës e gjen Shqipërinë me diell, por të gjitha qytetet kryesore janë në shtetrrethim, si masa ekstreme për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit Covid-19.
Shqipëria ka shënuar 33 raste pozitive, përfshirë këtu edhe të moshuarën që humbi jetën në Durrës.
Mësohet se përveç Tiranës dhe Durrësit, në “shtetrrethim” janë zgjuar edhe Fieri, Vlora, Lushnja, Shkodra dhe Elbasani.
Elbasani është qyteti me të cilin identifikohet kjo festë, por të gjitha aktivitetet nga bashkia janë anuluar.
Kryeministri Edi Rama, një ditë më parë, tha se në Tiranë, Elbasan dhe qytete të tjera ecjet janë të lejuara, por jo më shumë se dy veta dhe, nëse do të ketë grumbullime për piknik do të ndërhyjë policia.



