Kush po i ‘vret’ adoleshentët? Tushe: Ndikues, faktorët të jashtëm dhe të brendshëm. Në atë gjimnaz ka diçka toksike (VIDEO)

Kush po i ‘vret’ adoleshentët? Tushe: Ndikues, faktorët të jashtëm dhe të brendshëm. Në atë gjimnaz ka diçka toksike (VIDEO)

Një tjetër vetëvrasje e një të mituri ka tronditur Gjirokastrën. 15-vjeçari që i dha fund jetës së tij ishte nxënës në të njëjtin gjimnaz ku, pak kohë më parë, ndodhi një tjetër rast tragjik , ai i një vajze 17-vjeçare.

Dy ngjarje të rënda brenda një periudhe të shkurtër kanë shtuar alarmin për shëndetin mendor të të rinjve shqiptarë.

Drupal Ad

Sociologu Gëzim Tushe, në një analizë për “MCN Live”, u ndal te faktorët që ndikojnë në rritjen e rasteve të vetëvrasjeve mes adoleshentëve, duke i ndarë në dy kategori kryesore, të brendshëm dhe të jashtëm.

Padiskutim e kam parë si diçka që është mjaftë shqetësuese për tërë brezin e adoleshentëve, dhe kjo po vjen duke u rritur. Kjo ka arsye të brendshme dhe të jashtme. Ka arsye që lidhen me vet personalitetin dhe moshën e adoleshentëve dhe ky është janë rrezik që adoleshenteve u vjen nga brenda gjithmonë. Pra na duhet te kuptojmë strukturën edhe topologjinë e personalitetit të tij, veçoritë moshore, raportin që ka ai mes mendjen, trupit dhe ana fizike.

Ky është një fenomen alarmant që lidhet me strukturën e brendshme të personalitetit të adoleshentëve, me zhvillimin e tyre emocional, raportin që ata kanë me trupin, mendjen dhe botën përreth. Është një moshë që kërkon kujdes të jashtëzakonshëm.

Ajo që duhet të bëjmë ne, është që të ndryshojmë së pari veten, prindit dhe edukatoret.

Në shtimin e vetëvrasjeve te tyre janë edhe faktorët e jashtëm, që përfshijnë zhvillimin e hershëm të seksualitetit, ndjesinë e mospërkrahjes emocionale, revoltën ndaj autoritetit të shkollës apo prindërve, ndjeshmërinë e lartë psikologjike.

Këta të rinj janë në kërkim të identitetit dhe nëse nuk gjejnë një pikë mbështetjeje, mund të bien lehtësisht në kurthin e vetmisë, stresit apo depresionit.

Në anën tjetër, janë edhe një sërë faktorësh të jashtëm që e përkeqësojnë këtë situatë, presioni social dhe gara për status, shfaqjet e luksit në rrjetet sociale, bullizmi, izolimi, rivaliteti mes bashkëmoshatarëve, mungesa e komunikimit në familje dhe në shkollë, etj.

Adoleshenti është i rrethuar nga presione nga të gjitha anët. Kur nuk merr ndihmën e duhur, si nga familja, shkolla apo shoqëria, ai mund të marrë një vendim tragjik, që shpesh nuk është as i parashikueshëm.

Tushe ngre një shqetësim të madh mbi mungesën e aftësive nga ana e prindërve dhe eudkatorëve për të njohur sinjalet paralajmëruese.

Kur një adoleshent nuk fle mirë, nuk ha, izolohet, nuk komunikon me të tjerët, refuzon të shkojë në shkollë, këto janë shenja që tregojnë qartë se diçka nuk shkon. Prindërit dhe mësuesit duhet të jenë në gjendje të ‘diagnostikojnë’ këto ndryshime për të parandaluar tragjeditë.

Pra, që të kuptohet kjo, duhet të kemi prindër dhe edukator që kanë aftësinë për të kuptuar këto shfaqje nga jashtë që çojnë në akte të tilla.

Për sociologun Tushe, fakti që dy vetëvrasje kanë ndodhur brenda një gjimnazi, nuk është rastësi.

 Sipas tij aty është një ambient toksik.

Në atë shkollë ka diçka toksike. Mund të jenë marrëdhënie të ftohta, akademike, pa empati mes nxënësve dhe stafit mësimor apo një administratë që nuk funksionon si duhet.

Kjo është një barrë e rëndë morale dhe nuk mund të justifikohet me fjalë. Ne kemi nevojë për një sistem edukimi që komunikon dhe që kupton.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy