Në vend të Vuçiç, fushatën në veri e mban Marko Gjuriç

Në vend të Vuçiç, fushatën në veri e mban Marko Gjuriç

Drejtori i Zyrës për Kosovën pranë qeverisë së Serbisë, njëherit nënkryetar i Partisë Përparimtare serbe (SNS), Marko Gjuriç, ka thënë se barrikadat e vendosura në veri të Kosovës nga ana e Prishtinës, paraqesin sulm ndaj serbëve të këtushëm, pengojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve, si dhe të drejtën e tyre për të votuar.

Ai këto komente i bëri gjatë tubimit elektoral të Partisë Përparimtare serbe (SNS) sot në Leposaviç.

“Kemi kuptuar veç tjerash se nëse ministri Aleksandar Vulin do të vie në Kosovë do të arrestohet. Në këtë mënyrë qarqet politike në Prishtinë janë duke dëshmuar vetëm frikë nga mbështetja e serbëve të Kosovës që kanë për kryeministrin e tyre Aleksandar Vuçiç”, tha mes tjerash Gjuriç.

Përveç tij, në këtë tubim po marrin pjesë edhe anëtarë të kryesisë së kësaj partie Nikolla Selakoviç dhe Branisllav Gashiç, si dhe zyrtarë tjerë të kësaj partie si nga Kosova, ashtu edhe Serbia.

Ndryshe, përkundër paralajmërimeve të kryeministrit serb dhe kryetarit të SNS-së, Aleksandar Vuçiç për pjesëmarrje në këtë tubim, ai deklaroi mbrëmë se nuk do të vij në Kosovë. /KosovaPress

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy