Kina ka akuzuar NATO-n për shpifje pasi udhëheqësit paralajmëtuan “sfida sistematike” që vijnë nga Pekini.
Veprimet e Kinës, përfshirë zgjerimin e arsenalit të saj bërthamor, kërcënuan "rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla", tha Nato.
Kjo është hera e parë që NATO e vendos Kinën në qendër të agjendës së saj.
Në përgjigjen e saj, Kina tha se politika e saj e mbrojtjes ishte "me natyrë mbrojtëse" dhe i kërkoi NATO-s që "të kushtonte më shumë energji në një dialog”.
"Ndjekja jonë për mbrojtjen dhe modernizimin ushtarak është e justifikuar, e arsyeshme, e hapur dhe transparente," tha misioni i Kinës në Bashkimin Evropian në një deklaratë.
Ai shtoi se NATO duhet të shikojë zhvillimin e Kinës në një "mënyrë racionale" dhe "të ndalojë marrjen e interesave dhe të drejtave legjitime të Kinës si një justifikim për të manipuluar politikën e bllokut, të krijojë konfrontim dhe të nxisë konkurrencën gjeopolitike".
Deklarata e NATO-s erdhi në fund të një samiti një-ditor në Bruksel të hënën.
Ky ishte takimi i parë i Joe Biden në NATO si president i SHBA-ve.
Aleanca e fuqishme politike dhe ushtarake midis 30 vendeve evropiane dhe të Amerikës së Veriut e sheh Rusinë si një kërcënim kryesor, ndërsa Biden do të takohet me Presidentin rus Vladimir Putin në Gjenevë të mërkurën.
Burimi: BBC Përshtati: MCNTv.al



