Legalizimi i dokumenteve tashmë bëhet brenda 24 orëve

Legalizimi i dokumenteve tashmë bëhet brenda 24 orëve

Tashmë legalizimi i dokumenteve/apostilimi bëhet brenda 24 orëve.

Lajmi jepet nga ministri i Jashtëm Igli Hasani i cili thotë se mjafton dorëzimi i dokumenteve në çdo zyrë poste brenda territorit të Republikës së Shqipërissë.

MEPJ përpunon të gjithë dokumentacionin për legalizim/ apostilim brenda ditës, i cili merret në dorëzim nga korrierët e postës dhe më pas kryhet shpërndarja e tyre.

Legalizimi është procedura e njohjes së rregullshmërisë së dokumentit të huaj dhe më shumë detaje gjenden duke klikuar këtu.

Për këtë diplomatët konsullorë konfirmojnë funksionarin përgjegjës dhe institucionin, përkatësisht duke vërtetuar nënshkrimin dhe vulën.

Më parë autoriteti që lëshon dokumentin duhet të ketë njoftuar personat që kanë të drejtë të lëshojnë dokumente dhe depozituar nënshkrimet e tyre.

Autoritetet përgjegjëse për legalizimin e dokumenteve për secilin vend të huaj mund të gjenden në faqet zyrtare të ministrive të jashtme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy