Tre persona kanë mbetur të plagosur gjatë një sulmi në një qendër islame ne Zyrih ditën e djeshme. Një burrë ka hyrë në dhomën ku po zhvilloheshin lutjet rreth orës 5:30 pasdite me orën lokale dhe ka hapur zjarr. Sipas policisë, tre të plagosurit janë 30, 35 dhe 56 vjeç.
Atentatori arriti të largohej nëpërmjet stacionit të trenit, nga ku u arratis. Dëshmitarët e kanë përshkruar si një djalë rreth të 30-ave, me veshje të errëta dhe një kapuç leshi në kokë.
Pak minuta pas sulmit, trupi i pajetë i një burri u gjet jo shumë larg ndërtesës së përdorej si xhami, në Gessnerallee. Policia po heton nëse ka lidhje mes viktimës dhe sulmit në qendrën islamike. Nuk dihet ende nëse sulmi ka karakter terrorist.



