Hidrokarburet, Duro: E shoh problematike si do dalë qeveria nga tregu, mund të kemi kufizim të “pikave të bardha”

Hidrokarburet, Duro: E shoh problematike si do dalë qeveria nga tregu, mund të kemi kufizim të “pikave të bardha”

Pedagogu Enton Duro tha ditën e sotme në emisionin “MCN Economy” se sheh dy problematika të rëndësishme tek mënyra si po funksionon aktualisht tregu i hidrokarbureve. Duro tha se  do të jetë problematike si do të dalë qeveria nga tregu dhe tha gjithashtu se mund të ketë një kufizim të atyre që quhen “pika të bardha”.

Tregu është  i qendërzuar në pak subjekte. Qeveria mori vendimin për të ndërhyrë edhe nga presioni nga qytetarët, jemi në një treg të kontrollur. ProblematikE do të jetë si do të dalë qeveria nga ky treg. Mund të dalin nga tregu disa “pika të bardha” si rezultat i kostos, mund të pritet një kufizim, pasi nuk arrijnë të nxjerrin të ardhurat.

Duro thotë se nëse bëhet një ulje takse tek nafta do të kemi një efekt zinxhir edhe tek sektorrët e tjerë.

Shqipëria i ka humbur sfidat me këtë produkt, jemi me një çmim të lartë në treg. Shoqëria nuk kujdeset vetëm për një taksë por për një set taksash. Shqipëria nuk eka luksin të lëvizë me taksat është provuar sepse kur largohen tregu nuk e reflekton me ulje çmimesh. Edhe nëse do gjenin mundësinë, do të rritej në mënyrë progressive kërkesa dhe nga aktorë tjerrë. Ulja e taksës te nafta do të kishte një efekt zinxhir edhe te komponetët e tjerë.

Vetëm në 3 mujorin e parë janë 13 miliardë nga TVSH. Të ardhurat buxhetore do të jenë plus 50 miliardë. Produkti i naftës nuk duhet parë si konsum fundor. Shpejtësia mesatare e lëvizjes është më e ulët se e rajonit. Analiza duhet të jetë më e gjerë se heqja e një takse.

A ka ndodhur abuzim?. Çmimi është sinjal i tregu. Merrni shifrat. Është parë që ndryshimi i çmimeve në tregjet ndërkombëtare ëhstë reflektuar në tregjet e brendshme dhe e kundërta nuk ka ndodhur. Edhe ndërhyrja e qeverisë ka qenë si rezultat i abuzimve në tregun e hidrokarbureve. Biznesi nuk ka reflektuar, i përgjigjet një force madhore. Prandaj këto tregje duhet strukruruar mirë pasi nuk lejojnë hyrjen e të tjerëve në treg.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy