Muçi: Duhen zgjedhje të parakohshme. Qeveria teknike e bën Ramën më të fortë (VIDEO)

Muçi: Duhen zgjedhje të parakohshme. Qeveria teknike e bën Ramën më të fortë (VIDEO)

Deputeti Lëvizjes Bashkë Redi Muçi, duke folur në Mcn Live theksoi që Shqipëria ka nevojë për zgjedhje parakohshme dhe jo qeveri teknike. 

 

Sipas Muçit, propozimi për qeveri teknike është rruga që Rama të dalë më i fortë nga ç’është sot. 

 

Deputeti vë në dukje se nëse mbahen zgjedhje të parakohshme, PS dhe PD s’do t'ia dalin të marrin 71 mandate dhe do detyrohen të hyjnë në bashkëqeverisje, duke pasur përballë një opozitë të vërtetë. 

 

 

“Në një kontekst normal mund të flisnim për një bashkëpunim. Nuk kemi një parti kryesore opozitare si PD-ja normale. S’bëhet fjalë thjesht për një qeveri kryekëput të korruptuar, por sistemi i drejtësisë ka goditur sistemin e vjetër. Jemi në një situatë ku po përmbyset e vjetra, e përfaqësuar nga dy parti, jo thjesht logjika e rotacionit. Berisha, dëgjesa me aktorë të ndryshëm që orbitojnë rreth tij i ka bërë edhe më parë, s’i duhet dhënë kjo rëndësi. Sa i përket bashkimit në një front jo thjesht opozitar, por në një front që lidhet me protestat, çdo parti opozitare ka detyrën të thërrasë masivisht qytetarët në protestë, dhe s’besoj se ky masivitet arrihet duke bashkuar të vjetrën me të renë, pra Sali Berishën dhe Lëvizjen Bashkë. Jo vetëm s’do sillte masivitet, por thjesht do të na zhbënte gjithë identitetin që kemi ngritur me mund, sa i takon qasjes në kundërshti me sistemin e vjetër. 

 

Propozimi për qeveri teknike është rruga që Rama të dalë më i fortë se sa ç'është sot. Ajo që duhet bërë janë zgjedhje të parakohshme sa më parë, të cilat që në analizën tonë do të bënin që për shkak të skandaleve që kanë ndodhur, as PS dhe as PD të mos merrnin 71 mandate, që do t’i detyronte të hynin në bashkëqeverisje dhe të kishin një opozitë të vërtetë. Sistemi i vjetër PS-PD po përmbyset nga puna e SPAK-ut. Asnjë s’do marrë 71 mandate dhe do detyrohen PS-PD të hyjnë në bashkëqeverisje, që ka ndodhur në vendet fqinje. PD e ndjen momentin e brishtë ku ndodhet. Berisha e di fare mirë që kurrë s’ka për t’u bërë kryeministër i vendit dhe qeverisja teknike, ia mundëson pozitën që të jetë patericë e Ramës”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy