
Kreu i AAAK Ramush Haradinaj, u takua sot me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Mbi takimin, Haradinaj theksoi përmes një postimi në rrjetet sociale se roli strategjik i përfshirjes së SHBA-ve është i domosdoshëm. Ai theksoi se marrëveshja duhet të përmbyllet me njohje reciproke mes dy vendeve.
“Gjithashtu z. Lajçak e falënderova për angazhimin e tij dhe të Bashkimit Evropian në këtë proces të rëndësishëm për Kosovën”, shkroi Haradinaj.



