Haka: Do ti kthej dinjitetin Dibrës dhe dibranëve, po tentohet të blihet vota (VIDEO)

Haka: Do ti kthej dinjitetin Dibrës dhe dibranëve, po tentohet të blihet vota (VIDEO)

Kandidati i Partisë Demokratike në Dibër, Luan Haka në një lidhje skype për ‘MCN Live’ ka folur lidhur me zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit për kryetar bashkie.

Ai deklaroi se ka vijuar punën dhe takimet me qytetarët, ndërsa u shpreh se prej shumë vitesh në Dibër ka munguar puna dhe investimet.

Haka ndër të tjera ka akuzuar qeverinë se po mundohet të blejë votën përmes ndihmave ekonomike, energjisë elektrike, ndërsa shtoi se po përgatit gati dosjen për ta denoncuar një fenomen të tillë.

Jam duke vijuar me takimet e mia me qytetarët, bizneset dhe familjet. Unë betejën dhe garën e kam për Dibrën dhe dibranët, fushatën e kam bërë me stafin më të mirë të Partisë Demokratike. Por dua të theksoj se nuk ka munguar as presioni nga ana e qeverisë, pasi kush vjen me mua në fushatë arrihet ti hiqet dhe asistenca. Bëjnë presion nga të gjitha anët.Egjithë qeveria është instaluar këtu në Dibër dhe bëjnë presion për të marrë vota. Është një qeveri e korruptuar, por unë besoj se dibranët do të dinë të bëjnë zgjedhjen e tyre. Besoj se ka ardhur koha e duhur për të zgjedhur të ardhmen.

Deri tani nuk është bërë asgjë e mirë për Dibrën dhe qytetraët e saj. Unë jetoj në realitet sepse jetoj këtu dhe besoj se jam njeriu i duhur që di të gjitha problemet e qytetarëve të Dibrës. Rinia po ikën, mungon infrastruktura, zero punë dhe investime. Do bëj një ndryshim shumë të madh. Nuk ka përveç PD në Dibër asnjë parti tjetër. Gara ime është për të marrë bashkinë dhe për ti rikthyer dibranëve dinjitetin e tyre. Dua të bëj me dije se ka dhe blerje vote, por dibranët do dinë të zgjedhin. Po bëj dosjen gati për të denoncuar blerjen e votës. Po përdorin miell, ndihmë ekonomike, energji elektrike, kërkojnë votën me foto, kjo është qeveria. Unë jam i duhuri për Dibrën dhe dibranët.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy