“Shteti bektashi”, Islami: Të funksionojë pa territor. Ndryshe jepet pavarësi penale, Baba Mondi merr pavarësi nga SPAK

“Shteti bektashi”, Islami: Të funksionojë pa territor. Ndryshe jepet pavarësi penale, Baba Mondi merr pavarësi nga SPAK

Avokati Roland Islami, për nismën për krijimin e një shteti bektashi në Shqipëri, thotë se bie ndesh me Kushtetutën dhe se një kalon sjelljen politike të kryeministrit, pasi kemi një sjellje zyrtare në OKB me prezantimin si “Shteti Sovran i Urdhrit Bektashi”.

Shteti le të bëhet, nuk ka asnjë problem, le të vetëorganizohen bektashinjtë. Të funksionojë si shtet pa territor.

Pse duhet të ketë territor, se nëse i jep territor, i jep pavarësi penale. Baba Mondi ka dalë në përgjimet e SPAK në Sky dhe ECC.

Ne po i japim Mondit pavarësi nga SPAK, se këtij shteti i jepet pavarësi penale.

Të largosh nga përgjegjësia penale, kjo cenon rëndë rendin kushtetues.

Duke folur për MCN Live, ai deklaroi se nenet e Kushtetutës nuk ndryshohen as me referendum dhe se qytetarët kanë të drejtë të reagojnë.

Në anën e shtetformimit, shtetformimet para revolucionit francez, lidheshin me bazë fenë.

Ky shtet paralelisht me atë që kërkon kryeministri t’iu servirë ndërkombëtarëve, kërkon të jenë punonjësit e bektashinjve, ku aq persona sa i shërbejnë këtij Urdhri do të jenë shtetas të atij Urdhri.

Paralelizmi i këtij shteti me paralelizmin islam nuk më duket i drejtë. Kjo rrugë ka filluar pas krijimit të shtetit të Izraelit, me baza fetare.

Sot fillon me pak hektarë, ka sipërfaqe dhe teqe në gjithë Shqipërinë, dhe mund të kërkojë më shumë. Por ne nuk duhet të cenojmë rendin kushtetues.

Kemi një harmoni fetare mes komuniteteve fetare të cilat janë organizuar me rregullat e veta, të cilat vetëm thyerja e rendit ligjor i ndal.

Edhe nëse themi shtet dhe komunitet, nëse organizohen me rregullat e tyre, njëlloj është.

Kushtetuta jonë e thërret drejtpërdrejtë një komunitet fetar që të rregullohet brenda normave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy