
Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka jep një mesazh me rastin e 73-vjetorit të themelimit të NATO-s.
Xhaçka thotë se sot, njësoj si 73 vjet me parë, është sërish NATO që garanton sigurinë kolektive të hapësirës Euro-Atlantike dhe të botës demokratike.
NATO është sot më relevante se kurrë, anëtarët e saj më të bashkuar se kurrë përballë sfidave e kërcënimeve të sigurisë, si ato që vijnë nga agresioni i paligjshëm rus në Ukrainë. Krenarë që Shqipëria është anëtare e NATO-s. Por mbi të gjitha, jemi krenarë që Shqipëria është anëtare e besueshme e Aleancës që jep një kontribut që shkon përtej kontributit që supozohet të japë një vend i përmasave të Shqipërisë, qoftë në misionet e NATO, qoftë për garantimin e stabilitetit e sigurisë rajonale. Ne jemi NATO.



